Lista e dëshirave të Sarri

By Id Bami
May. 31, 2018

Maurizio Sarri i cili eshte shume prane zyrtarizimit si trajneri i ri i Chelsea ka nje liste te gjate lojtaresh te cilet i deshiron ne urdherat e tije pasi te nise aventuren ne Angli me "Blutë e Londres".

Nga lojtaret e kerkuar kater prej tyre jane aktualisht lojtare te SSC Napoli, behet fjale per Mertens, Ghoulam, Koulibaly dhe Jorginho. Lista e gjate plotesohet nga emra te tjere te cilet jane Leon Bailey, Felipe Andreson, Denis Suarez dhe Bernd Leno. Vlen te theksohet qe dy lojtaret e fundit jane ndjekur per disa muaj kohet e fundit sa ishte Sarri trajner i SSC Napoli. Pra, keto jane kerkesat e strategut italian ndaj drejtueseve te Chelsea sipas raportimeve ne ishull.