None

Kevin Gameiro ka bërë të ditur se refuzoi transferimin në Barcelonë për të nënshkruar me Atletico Madridin.

Kevin Gameiro u transferua në Atletico Madrid, por vetëm pasi refuzoi interesimin nga Barcelona.

29-vjeçari spekulohej me transferim tek kampioni i La Ligës para se të nënshkruante me Atletico Madridin nga Sevilla për 32 milionë euro.

“Ekzistonte mundësia e transferimit në Barcelonë”, deklaroi Gameiro për “Cadena COPE”,.

“Por, në mendjen time ishte e qartë se doja të shkova në Atletico. Kur Atletico më kontaktoi, ishte e qartë. Simeone më telefonoi dhe më tha se ishte i interesuar për transferimin e Diego Costas nga Chelsea. Por, blerja e tij ishte shumë e vështirë andaj unë isha opsioni tjetër”, shtoi ai.