None

Lazio ka një problem serioz, klubi italian ka humbur gati 40 mijë tifozë në dy sezonet e fundit.

Lazio është duke humbur tifozë, shumë tifozë.

Klubi nga Olimpico mes kontestimeve dhe protestave në tribuna, sot numëron gati 40 mijë tifozë më pak, në vetëm dy sezonet e fundit, shkruan e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.

Lazio e ka problem t’i rikthejë tifozët në stadium.

Dy sezone më parë, 50 mijë tifozë ishin në mbështetje të Lazios.

Kurse, në ballafaqimet e fundit në stadium numëroheshin rreth 12 mijë tifozë.